Satelitët iranianë kanë kryer me sukses testin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84511-satelitët_iranianë_kanë_kryer_me_sukses_testin
Ministri i Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative në faqen e tij në Twitter ka shkruar se mbrëmë satelitët iranianë kanë kryer me sukses testin e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Satelitët iranianë kanë kryer me sukses testin

Ministri i Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative në faqen e tij në Twitter ka shkruar se mbrëmë satelitët iranianë kanë kryer me sukses testin e tyre.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed Xhavad Xhehromi, ministri i Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative, në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Dhjetë vite më parë ishte vendosur që në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtar, Irani të ndërtojë një satelit me precizitet të filmimit 1000 metër, mirëpo faktorët ndërkombëtarë nuk pranuan të bashkëpunojnë me Iranin dhe si rezultat programi ndryshoi tërësisht".

Ai shtoi: "Prodhimi i brendshëm i satelitëve me precizitet 25 herë më të madh, zgjati mjaftë shumë, mirëpo përfundoi dhe satelitët e këtij lloji u prodhuan dhe aktualisht ndodhen në shërbim të vendit për të kontribuar në sfera të ndryshme bujqësore, ambientaliste dhe për administrimin e ujit. Mbrëmë satelitët iranianë kaluan testin e tyre me sukses".