Irani dhe Afganistani theksojnë mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
Zëvendësministri i jashtëm për çështje politike, Abas Erakci në takimin e zhvilluar të shtunën me Shefin e qeverisë së Afganistanit, Abdullah Abdullah, theksoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjatë takimit, të dy palët theksuan lidhjet historike dhe miqësore midis dy vendeve dhe thanë se janë duke u zhvilluar bisedime për të finalizuar dokumentin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit Teheran-Kabul. Erakci shprehu shpresën se dokumenti final do të nënshkruhet nga udhëheqësit e të dyja palëve. Shefi i qeverisë së Afganistanit është i vetëdijshëm për negociatat e Iranit me delegacionin taleban në Teheran, tha Erakci. Abdullah Abdullah, nga ana e tij, e vlerësoi vizitën e zyrtarit iranian dhe përmes tij, i përcolli mirënjohjen e tij zyrtarëve më të lartë iranianë. Ai vuri në dukje se marrëdhëniet midis Iranit dhe Afganistanit janë shumë të konsoliduara dhe shprehu shpresën se dokumenti gjithëpërfshirës do të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Republika Islamike e Iranit ka respektuar plotësisht parimet në bisedimet me grupet terroriste dhe ka pranuar qeverinë afgane për trendin e bisedimeve me grupin taleban, tha ai. Qeveria afgane mbështet rivendosjen e paqes në vend, por nuk është në gjendje të sakrifikojë arritjet e saj në vitet e fundit, tha Abdullah. Abdullah vlerësoi rolin e rëndësishëm të Iranit në mbështetjen dhe strehimin e refugjatëve afganë dhe bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy palëve.