Akordi i përgjithshëm i bashkëpunimit Iran-Afganistan nënshkruhet pas dy javësh
Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se akordi i përgjithshëm i bashkëpunimit Iran-Afganistan, do të finalizohet dhe nënshkruhet pas dy javësh.
Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, zhvillimet në rajon i ka quajtur të shpejta dhe të rëndësishme dhe shpjegoi se Irani dhe Afganistani kanë nevojë për më shumë konsultime. Eragçi theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ekonomike të Iranit me Afganistanin dhe tha: Aktualisht niveli i shkëmbimeve tregtare të Iranit me Afganistanin në vit kap shifrën e 5 miliard dollarëve. zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi se Irani dhe Afganistani në kushtet e sanksioneve duhet të ndjekin projekte efikase në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Sejed Abas Eragçi, përmendi takimet me funksionarët e Afganistanit dhe tha: Marrëdhëniet Iran-Afganistan janë miqësore dhe në bazë të respektit reciprok mirëpo ekzistojnë shqetësime dhe probleme që ndikojnë në këto marrëdhënie. Zv/shefi i diplomacisë iraniane ditën e shtunë ka shkuar në Kabul për tu takuar me autoritetet e Afganistanit, ku u takua me homologun e tij, presidentin Muhamed Ashrafgani dhe kryeministrin Abdullah Abdullah.