Me dhjetëra të lënduar nga tërmeti në perëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84580-me_dhjetëra_të_lënduar_nga_tërmeti_në_perëndim_të_iranit
Tërmeti 5.9 ballë i shkallës Rihter që goditi provincën Kermanshah në perëndim të Iranit, ka lënduar të paktën 75 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2019 06:28 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra të lënduar nga tërmeti në perëndim të Iranit

Tërmeti 5.9 ballë i shkallës Rihter që goditi provincën Kermanshah në perëndim të Iranit, ka lënduar të paktën 75 persona.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Tasnim sipas të cilës Bahman Rushani zëvendësi i shërbimeve mjekësore në universitetin e mjekësisë në provincën Kermanshah ka thënë se të lënduarit kanë pësuar dëmtime për shkak se janë larguar nga vendet e sigurta. Ndërkohë energjia elektrike dhe ekipet e ndihmës së shpejtë janë vendosur menjëherë në zonën e tërmetit për tu ardhur në ndihmë personave në nevojë. Tërmeti është ndjerë edhe në provincat Bagdad, Diale, Qerbela, Naxhaf, Vasat dhe në zonat veriore të Irakut. Vitin e kaluar po në këtë zonë ka rënë një tërmet që la të vdekur 620 persona dhe lëndoi më shumë se 12 mijë të tjerë.