Vizita e ministrit të jashtëm të Iranit në Indi
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII, Behram Kasemi tha se Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, në krye të një delegacioni të rangut të lartë politik dhe ekonomik, po zhvillon një vizitë në Indi.
Gjatë vizitës tre-ditore në Nju Delhi, një numër i menaxherëve të lartë nga sektorët shtetërorë dhe privatë do të shoqërojnë ministrin e jashtëm iranian, tha z. Kasemi. Ai shtoi se takimet e z. Zarif me zyrtarët indianë, pjesëmarrja në Forumin e përbashkët tregtar të biznesmenëve të të dy vendeve dhe fjalimi në konferencën vjetore ndërkombëtare të Raisinës, janë përfshirë në axhendën e udhëtimit të Ministrit të Jashtëm të Iranit në Indi. Ekspertët politikë janë të mendimit se kjo vizitë ka karakter të dyfishtë dhe është i rëndësishëm nga aspekti ekonomik dhe politik. Mirëpo duke qenë se ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shoqërohet nga një grup biznesmenësh, kjo vizitë mund të cilësohet më shumë me karakter politik. Irani dhe India kanë interesa të gjera politike, ekonomike dhe tregtare. India për zhvillimin e saj ekonomik ka nevojë për energji dhe Irani është një prej garantuesve më të rëndësishëm të energjisë së këtij vendi. Irani nga prilli deri në qershor të vitit 2018 ka qenë vendi i tretë më i madh eksportues i naftës në Indi. Importi i naftës iraniane dhe i produkteve të saj nga India për periudhën prill-nëntor 2018 ka qenë 11 miliard dollarë, prej të cilave 90% ka qenë naftë bruto. Përveç kësaj porti Çabahar është një port tepër I rëndësishëm dhe në marrëdhëniet ekonomike të Iranit dhe Indisë ka krijuar mundësi të artë për bashkëpunim. Autoritet e Indisë kanë theksuar se në takimet me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit do të diskutohet edhe tema e zgjerimit të portit Çabahar. Porti Çabahar për shkak të investimeve të Indisë dhe pozitës së tij ka rëndësi tepër të madhe. Ai është përjashtuar nga sanksionet e Amerikës për shkak të rëndësisë që ka në zhvillimin e Afganistanit. Afaristët e Iranit dhe të Indisë këtë port mund të kthejnë në një nga pikat më të mëdha ekonomike në rajon, sidomos për faktin se Irani është një rrugë e përshtatshme e transitit nga veriut në jug dhe përmbledh një treg prej 500 milion dollarësh të Azisë qendrore, Afganistanit dhe Irakut. Kohë më parë qeveria e Indisë ka përjashtuar vendosjen e taksave për naftën e shitur nga Irani në Indi, pagesa e së cilës bëhet me monedhën vendase. Ky vendim i lejon kompanitë rafinerisë të naftës që të paguajnë 1.5 miliard dollarë borxh Iranit. India dhe Irani kanë treguar se me gjithë sabotimet dhe presionet politike të Amerikës dhe të çdo vendi tjetër, kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre duke u mbështetur në interesa kombëtar dhe ato rajonale dhe do të zgjerojnë akoma më shumë marrëdhëniet mes tyre në të ardhmen.