Ministri i jashtëm i Iranit takohet me ministrin Indian të transportit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e transportit dhe lundrimit të Indisë, diskutoi për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e transportit dhe lundrimit dhe bashkëpunimit në zgjerimin e portit Cabahar.
Muhamed Xhavad Zarif, gjatë vizitës së tij zyrtare në Indi u takua me Nitin Gadkari ministër i transportit dhe lundrimit në Indi. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndodhet në Indi për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtar të dialogut Raisina. Takimi me autoritetet e Indisë, pjesëmarrja në Forumin e përbashkët tregtar të biznesmenëve të të dy vendeve dhe fjalimi në konferencën vjetore ndërkombëtare të Raisinës, janë përfshirë në axhendën e udhëtimit të Ministrit të Jashtëm të Iranit në Indi.