Zarif: Irani nuk e pret Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84628-zarif_irani_nuk_e_pret_evropën
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani me partnerët e tij tradicional po bisedon për të siguruar interesat e popullit të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2019 09:33 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk e pret Evropën

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani me partnerët e tij tradicional po bisedon për të siguruar interesat e popullit të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë gjatë takimit të tij me Nitin Gadkari, ministri i transportit të Indisë, në përgjigje të pyetjes në lidhje me mekanizmin special financiar të Evropës me Iranin, shtoi: "Teherani po vazhdon bashkëpunimin me Evropën, mirëpo nuk qëndron duke pritur Evropën. Evropianët kanë bërë përpjekje që Irani të përfitojë nga interesat ekonomike të marrëveshjes bërthamore, mirëpo ata nuk kanë arritur të shënojnë progres aq sa pritej".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron në Indi për një vizitë zyrtare, sot është takuar me Nitin Gadkar, ministrin e transportit dhe transportit detar të Indisë.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu sot në mëngjes ka zhvilluar një vizitë në qendrën hulumtuese ICWA ku u takuar me intelektualët dhe mendimtarët e fushave të ndryshme të Indisë me të cilët ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe proceset globale dhe rajonale duke mbajtur edhe një fjalim.