Procesi i Iranofobisë dhe akuzat e ngritura kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84650-procesi_i_iranofobisë_dhe_akuzat_e_ngritura_kundër_iranit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve dhe veprimeve të fundit të disa vendeve evropiane kundër Republikës Islamike të Iranit tha se ngritja e akuzave ndaj Iranit nuk e çliron Evropën nga përgjegjësia që ajo ka për shkak të strehimit të terroristëve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 09, 2019 05:30 Europe/Tirane
  • Procesi i Iranofobisë dhe akuzat e ngritura kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve dhe veprimeve të fundit të disa vendeve evropiane kundër Republikës Islamike të Iranit tha se ngritja e akuzave ndaj Iranit nuk e çliron Evropën nga përgjegjësia që ajo ka për shkak të strehimit të terroristëve.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter tha se evropianët mes tyre Danimarka, Hollanda dhe Franca kanë strehuar terroristët e grupit terrorist MEK të cilët janë përgjegjës për vrasjen e 12 mijë iranianëve dhe terroristët e grupeve të tjera që janë përgjegjës për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm iranianë. Evropa e cila përpiqet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, ka zbatuar sanksionet e pra që prej zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2016. Sanksionet janë vendosur në bazë të disa pretendimeve të nxjerra nga Danimarka kundër Iranit. Danimarka më 30 tetor pa dhënë asnjë fakt apo dëshmi konkrete ka akuzuar Iranin për gjoja kryerjen e sulmeve brenda territorit danez. Irani nga ana e tij e ka hedhur poshtë këtë pretendim. Ndërkohë kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu ka thënë qartazi se Izraeli është i implikuar në ngritjen e dosjes së Danimarkës kundër Iranit. Mediat sioniste më herët kanë bërë të ditur se shërbimi sekret i izraelit Mosad, i ka dhënë Danimarkës informacionet mbi atë që e ka quajtur sulm të Iranit ndaj një personi në Danimarkë. Këto sanksionet të Evropës kundër Iranit vihen në kohën kur më 8 maj pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ajo është shprehur për ruajtjen e marrëveshjes dhe zbatimin e saj. Mirë ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani me partnerët e tij tradicional po bisedon për të siguruar interesat e popullit të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë gjatë takimit të tij me Nitin Gadkari, ministri i transportit të Indisë, në përgjigje të pyetjes në lidhje me mekanizmin special financiar të Evropës me Iranin, shtoi: "Teherani po vazhdon bashkëpunimin me Evropën, mirëpo nuk qëndron duke pritur Evropën. Evropianët kanë bërë përpjekje që Irani të përfitojë nga interesat ekonomike të marrëveshjes bërthamore, mirëpo ata nuk kanë arritur të shënojnë progres aq sa pritej". Ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron në Indi për një vizitë zyrtare, është takuar me Nitin Gadkar, ministrin e transportit dhe lundrimit detar të Indisë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu ka zhvilluar një vizitë në qendrën hulumtuese ICWA ku u takua me intelektualët dhe mendimtarët e fushave të ndryshme të Indisë me të cilët ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe proceset globale dhe rajonale duke mbajtur edhe një fjalim.