Zarif reagon ndaj vendimit të fundit të BE kundër Iranit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter ka reaguar ndaj pretendimeve dhe veprimeve të fundit të disa vendeve evropiane kundër Iranit.
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve dhe veprimeve të fundit të disa vendeve evropiane kundër Republikës Islamike të Iranit tha se ngritja e akuzave ndaj Iranit nuk e çliron Evropën nga përgjegjësia që ajo ka për shkak të strehimit të terroristëve. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter tha se evropianët mes tyre Danimarka, Hollanda dhe Franca kanë strehuar terroristët e grupit terrorist MEK të cilët janë përgjegjës për vrasjen e 12 mijë iranianëve dhe terroristët e grupeve të tjera që janë përgjegjës për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm iranianë.