Kasemi: Shtetet evropiane në luftën kundër terrorizmit nuk kanë sinqeritet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84660-kasemi_shtetet_evropiane_në_luftën_kundër_terrorizmit_nuk_kanë_sinqeritet
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi vendimin e palogjikshëm dhe të çuditshëm të Bashkimit Evropian i cili në bazë të akuzave të pabaza dhe të pavërteta, ka sanksionuar disa shtetas iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2019 11:10 Europe/Tirane
  • Kasemi: Shtetet evropiane në luftën kundër terrorizmit nuk kanë sinqeritet

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi vendimin e palogjikshëm dhe të çuditshëm të Bashkimit Evropian i cili në bazë të akuzave të pabaza dhe të pavërteta, ka sanksionuar disa shtetas iranianë.

Bashkimi Evropian i cili pretendon se po bënë përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, të martën ka vendosur sanksionet e para kundër Iranit pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2016. Këto sanksione janë vendosur në bazë të pretendimeve të Danimarkës kundër Iranit.

Kjo është në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në mënyrë të qartë ka deklaruar se Izraeli kishte rol përcaktues në skenarin dosjeve të Danimarkës kundër Iranit.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën i dënoi sanksionet e BE kundër Iranit dhe tha se ky vendim tregon mungesën e sinqeritetit të shteteve evropiane në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Ai shtoi: "BE në vend të vendosjes së emrit të grupeve terroriste dhe kriminele si MEK dhe Al-Ahvazija në lustën e sanksioneve, ai po mbështet këto grupe".

Republika Islamike e Iranit është flamurtare e luftës kundër terrorizmit në rajon dhe Evropa për sigurinë e vet, duhet t'i falënderohet Iranit. Republika Islamike e Iranit do të marrë vendime dhe masa adekuate në përgjigje të këtij vendimi të BE",- theksoi ndër të tjera Kasemi.