Baidinezhad: Krijimi i rasteve për grupet separatiste, nuk është liri politike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84692-baidinezhad_krijimi_i_rasteve_për_grupet_separatiste_nuk_është_liri_politike
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit duke kritikuar disa shtete evropiane për faktin se po mbështesin dhe strehojnë grupet terroriste dhe separatiste, deklaroi se krijimi i raste për grupeve të tilla nuk është prej shembujve të lirisë politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2019 11:04 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Krijimi i rasteve për grupet separatiste, nuk është liri politike

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit duke kritikuar disa shtete evropiane për faktin se po mbështesin dhe strehojnë grupet terroriste dhe separatiste, deklaroi se krijimi i raste për grupeve të tilla nuk është prej shembujve të lirisë politike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hamid Baidinezhadh, ditën e mërkurë ka publikuar një mesazh në faqen e tij në Twitter dhe ka shkruar: “Për fat të keq shtetet evropiane përveç grupit terrorist MEK, janë shndërruar edhe në vendstrehim për grupet e tjera terroriste dhe separatiste të reja të cilat po bëjnë përpjekje për ndarjen territoriale të Iranit”.

Ndërkohë edhe ministri i punëve të jashtme të Iranit më parë ka reaguar ndaj pretendimeve dhe veprimeve të fundit të disa shteteve evropiane kundër Republikës Islamike të Iranit dhe ka thënë se paraqitja e akuzave të pabaza nuk shfajëson evropianët nga përgjegjësia e tyre për strehimin e terroristëve.