Në Esfahan fillon manovra ajrore e ushtrisë së Iranit
Manofra e tetë e forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka filluar me emrin “Forca ajrore e mbrojtësve të hapësirës së Vilajetit 97” në Esfahan në Iranin qendror.
Gjeneral Hamid Vahedi, zv/komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, sot në mëngjes në lidhje me këtë manovër ajrore ka thënë: “Në ditën e parë fillimit të fazës operative të manovrës janë aktivizuar avionët F-5 dhe avionët e prodhimit vendor Sa’ike të cilët kanë shkatërruar me sukses objektivat e caktuara si pistat e fluturimit, stacionet e radarëve dhe platformat e hedhjes së raketave në zonën luftarake”.
Gjeneral Vahedi ka thënë gjatë kësaj manovre janë testuar armatime dhe municione të ndryshme për shkatërrimin e objektivave që kanë treguar një precizitet të madh nga çdo aspekt.
Gjeneral pilot Alireza Angize, zëdhënësi i kësaj manovre, ka thënë se gjatë kësaj manovre për herë të parë do të hyjnë në operacion dronët luftarakë të forcave të ushtrisë së Iranit. Këta dronë janë prodhim tërësisht vendor dhe janë të pajisur me bomba të ndryshme dhe janë projektuar për shkatërrimin e bazave kundërajrore të armikut.