Admiral Sayyari: Kombi iranian është i pathyeshëm
-
Admiral Sayyari, shefi i Shtabit dhe Koordinatori i Ushtrisë së Iranit
ParsToday - Shefi i Shtabit dhe Koordinatori i Ushtrisë së Iranit deklaroi se kombi iranian është i pathyeshëm dhe tha: "Për sa kohë që populli punon, askush nuk ka aftësinë ta mposhtë Iranin".
Sipas ParsToday, Admiral Habibollah Sayyari në lidhje me aftësitë e forcave të armatosura pas luftës së tretë të imponuar, deklaroi: "Detyra jonë në forcat e armatosura iraniane është të rrisim aftësitë parandaluese dhe, duke pasur parasysh përvojat dhe mësimet që kemi nxjerrë nga lufta e imponuar 12-ditore, Lufta e Ramazanit dhe Lufta e Hormuzit, kemi bërë përpjekje të mëdha për të eliminuar dobësitë e mundshme dhe për të forcuar pikat e forta".
Në përgjigje të deklaratave të Trumpit në lidhje me bllokadën detare dhe ekonomike ndaj Iranit, shefi i Shtabit dhe Koordinatori i Ushtrisë Iraniane deklaroi gjithashtu: "Duke përmbledhur deklaratat e Trumpit, shohim se ai vazhdon të përsërisë disa fjali dhe deklarata, të tilla si se Irani nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore, se ne goditëm marinën iraniane, se ne goditëm forcën ajrore iraniane, se situata e tyre ekonomike është e keqe dhe se ata nuk i paguan pagat e tyre; ai nuk ka deklarata të tjera përveç këtyre, dhe ne jemi mësuar me këto përsëritje".
Duke theksuar se epoka e deklaratave të tilla ka mbaruar, ai deklaroi: "Nëse ata do të ishin njerëz të veprimit dhe do të kishin ndërmend të ndërmerrnin veprime si në Venezuela dhe të festonin për veten e tyre, do ta kishin bërë këtë mijëra herë deri tani; por Amerika e di shumë mirë se nuk mund të bëjë asgjë kundër fuqisë luftarake, rezistencës dhe vullnetit të kombit iranian".
Shefi i Shtabit dhe Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje: "Për sa kohë që populli është në veprim, askush nuk ka fuqinë ta mposhtë Iranin. Kombi iranian është një komb që është gjithmonë në skenë, që bënë sakrificë dhe flijim, dhe e ka treguar këtë karakteristikë në të gjitha vitet pas Mbrojtjes së Lavdishme tetëvjeçare; ashtu siç ka shfaqur të njëjtin shpirt dhe vendosmëri sot, dhe kjo është e denjë për vlerësim".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip