Nis dita e dytë e manovrave ajrore Vilajeti-97
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84711-nis_dita_e_dytë_e_manovrave_ajrore_vilajeti_97
Sot ka nisur dita e dytë e manovrave ushtarake ajrore të Iranit të quajtur “Forca ajrore e mbrojtësve të hapësirës së Vilajetit 97”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2019 06:26 Europe/Tirane
  • Nis dita e dytë e manovrave ajrore Vilajeti-97

Sot ka nisur dita e dytë e manovrave ushtarake ajrore të Iranit të quajtur “Forca ajrore e mbrojtësve të hapësirës së Vilajetit 97”.

Faza e dytë e manovrave ushtarake ka nisur me lëshimin e raketave të sofistikuara dhe përditësuara Maverik si dhe me përdorimin e bombave inteligjente të quajtur Gased. Në ditën e parë fillimit të fazës operative të manovrës janë aktivizuar avionët F-5 dhe avionët e prodhimit vendor Sa’ike të cilët kanë shkatërruar me sukses objektivat e caktuara si pistat e fluturimit, stacionet e radarëve dhe platformat e hedhjes së raketave në zonën luftarak. Gjatë kësaj manovre për herë të parë do të hyjnë në operacion dronët luftarakë të forcave të ushtrisë së Iranit. Këta dronë janë prodhim tërësisht vendor dhe janë të pajisur me bomba të ndryshme dhe janë projektuar për shkatërrimin e bazave kundërajrore të armikut.