Irani reagon ndaj takimit anti-iranian në Poloni
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84788-irani_reagon_ndaj_takimit_anti_iranian_në_poloni
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit z. Behram Kasemi, duke denoncuar autoritetet polake për mbajtjen e samitit anti-Iran, u kujtoi atyre të bëjnë një vizitë në Simbolin e Miqësisë Iran-Poloni në Varshavë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 13, 2019 19:26 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj takimit anti-iranian në Poloni

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit z. Behram Kasemi, duke denoncuar autoritetet polake për mbajtjen e samitit anti-Iran, u kujtoi atyre të bëjnë një vizitë në Simbolin e Miqësisë Iran-Poloni në Varshavë.

 Në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA të dielën, Kasemi duke komentuar mbi konferencën anti-Iran në Poloni tha: "Duket se Polonia ndikohet nga makinacionet dhe presionet e SHBA për të qenë nën direktivat dhe politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë". Ai u shpreh se një takim i tillë kundër Iranit është një veprim i gabuar dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII deklaroi: "Ne besojmë se veprimi i qeverisë polake për pritjen e konferencës është vendim i gabuar, i pasaktë dhe i papranueshëm dhe besojmë se është në kundërshtim me qëndrimet e vendeve të BE  në lidhje me marrëdhëniet me Iranin". "Teksti i ftesës, i nënshkruar bashkërisht nga ministrat e jashtëm të SHBA dhe Polonisë, tregon se vendi ka adoptuar një qasje tjetër ndaj gjithë Bashkimit Evropian dhe ndaj Iranit", tha Kasemi. Ai shtoi se mbajtja e këtij takimi mund të shihet si një lloj përpjekje amerikane për të krijuar ndarje midis anëtarëve të BE me Iranin duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të minojnë marrëdhëniet dhe përpjekjet që Bashkimi i bën për të mbajtur marrëdhëniet e saj me Iranin.