SHBA, një kalë humbës!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84789-shba_një_kalë_humbës!
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka vlerësuar qëndrimin pozitiv të Irakut në promovimin e lidhjeve me Iranin, duke thënë se të dy vendet kanë arritur të neutralizojnë përpjekjet e SHBA për të sabotuar marrëdhëniet e ndërsjella.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2019 16:07 Europe/Tirane
  • SHBA, një kalë humbës!

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka vlerësuar qëndrimin pozitiv të Irakut në promovimin e lidhjeve me Iranin, duke thënë se të dy vendet kanë arritur të neutralizojnë përpjekjet e SHBA për të sabotuar marrëdhëniet e ndërsjella.

"Pas fitores kundër ISIS-it, disa vende, përfshirë SHBA-të, kanë krijuar probleme të caktuara në rrugën e bashkëpunimit mes Iranit dhe Irakut, por për fat të mirë  intrigat e tyre u neutralizuan falë mençurisë së zyrtarëve të dy vendeve", tha Zarif para gazetarëve të dielën pas arritjes së tij në kryeqytetin irakian të Bagdadit. Diplomati më i lartë i Iranit vlerësoi qëndrimin pozitiv të qeverisë irakiane mbi sanksionet e njëanshme të imponuara nga Shtetet e Bashkuara kundër kombit iranian dhe vuri në dukje se ai ka në plan të mbajë bisedime me zyrtarë të lartë irakianë rreth mënyrave për të nxitur më tej bashkëpunimin. Zarif e quajti SHBA-në një "kalë humbës" dhe i rekomandoi vendet të mos vendosnin bast për një kalë që humbet. "SHBA është përballur me dështime gjatë 40 viteve të fundit në politikat e saj kundër popullit iranian", tha Zarif. "Marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Irakut nuk janë të dëmshme për askënd dhe për këtë arsye nuk lejojmë që dikush të ndërhyjë në to", tha Zarif në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Muhamed Ali Alhakim. Ministri i Jashtëm irakian nga ana e tij tha se ai dhe homologu i tij iranian kishin diskutuar çështje të ndryshme lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale. Ai tha megjithë sanksionet e njëanshme të imponuara nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, Bagdadi do të vazhdojë bashkëpunimin ekonomik me Teheranin. "Ekzistojnë marrëdhënie historike, miqësore dhe vëllazërore mes dy vendeve dhe zgjerimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik do të jetë i dobishëm për të dy vendet", vuri në dukje Alhakim.