Zarif: Irani synon një rajon të fuqishëm dhe bashkëpunim kolektiv
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84808-zarif_irani_synon_një_rajon_të_fuqishëm_dhe_bashkëpunim_kolektiv
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se politika e Teheranit është e bazuar mbi bashkëpunimin me vendet fqinjë dhe Iranit synon vetëm një rajon të fuqishëm dhe bashkëpunim kolektiv.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2019 12:01 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani synon një rajon të fuqishëm dhe bashkëpunim kolektiv

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se politika e Teheranit është e bazuar mbi bashkëpunimin me vendet fqinjë dhe Iranit synon vetëm një rajon të fuqishëm dhe bashkëpunim kolektiv.

Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë me gazetën "Al-Vefak" duke theksuar në këtë se disa vende rajonale po bëjnë përpjekje që të përcaktojnë politikën e rajonit të Azisë Perëndimore, shtoi: "Për fat të keq disa vende të rajonit në vend që të bëjnë përpjekje për garantimin e sigurisë së rajonit të Azisë Perëndimor dhe të mendojnë për bashkëpunim me vendet e këtij rajoni, më shumë po mendojnë bashkëpunim me faktorët e huaj".

Zarif theksoi: "Bashkëpunimi i sigurisë së vendeve të rajonit me faktorët e huaj, është një politikë e dështuar e cila nuk ka rezultat tjetër, përveç pasigurisë në këtë rajon".

Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu vuri në dukje krizën në Jemen dhe deklaroi: "Irani qysh në fillim të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka paraqitur planin katër pikësh duke përfshirë armëpushimin e menjëhershëm, dërgimin endihmave humanitare, dialogun mes palëve jemenase dhe krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Jemen. Mirëpo disa vende duke krijuar atmosferë anti-iraniane, mendonin se mund të ndryshojnë realitetet e rajonit të Azisë Perëndimore".

Zarif shtoi: "Irani akoma vazhdon të besojë se kriza e Jemenit dhe Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake dhe të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve".

Ministri i jashtëm i Iranit foli edhe në lidhje me mekanizmin financiar mes Iranit dhe Evropës të quajtur SPV ku theksoi: "Evropianët për të ardhmen dhe pavarësinë e tyre, duhet të paguajnë çmimin e veta dhe ata nuk duhet të mendojnë se Iranit do t'i paguaj të gjitha çmimet".