Rajoni i sigurt nga pikëpamja e Iranit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Irak në një fjalim të mbajtur në takimin e biznesit të Iranit dhe Irakut ka thënë se rajoni i sigurt dhe i fortë nënkupton që një vend progresin dhe zhvillimin e tij ta shohë tek progresi dhe zhvillimi i vendeve fqinje.
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke përmendur karakteristikat e një rajoni të sigurt nga pikëpamja e Iranit ka thënë se në këtë lloj rajoni, dialogu zë vendin e luftës dhe bashkëpunimi zë vendin e garës së armatime, ndërsa marrëdhëniet vëllazërore zënë vendin e besimit tek të huajt. Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se politika e Teheranit është e bazuar mbi bashkëpunimin me vendet fqinjë dhe Iranit synon vetëm një rajon të fuqishëm dhe bashkëpunim kolektiv. Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë me gazetën "Al-Vefak" duke theksuar në këtë se disa vende rajonale po bëjnë përpjekje që të përcaktojnë politikën e rajonit të Azisë Perëndimore, shtoi: "Për fat të keq disa vende të rajonit në vend që të bëjnë përpjekje për garantimin e sigurisë së rajonit të Azisë Perëndimor dhe të mendojnë për bashkëpunim me vendet e këtij rajoni, më shumë po mendojnë bashkëpunim me faktorët e huaj". Zarif theksoi: "Bashkëpunimi i sigurisë së vendeve të rajonit me faktorët e huaj, është një politikë e dështuar e cila nuk ka rezultat tjetër, përveç pasigurisë në këtë rajon". Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu vuri në dukje krizën në Jemen dhe deklaroi: "Irani qysh në fillim të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka paraqitur planin katër pikësh duke përfshirë armëpushimin e menjëhershëm, dërgimin e ndihmave humanitare, dialogun mes palëve jemenase dhe krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Jemen. Mirëpo disa vende duke krijuar atmosferë anti-iraniane, mendonin se mund të ndryshojnë realitetet e rajonit të Azisë Perëndimore". Zarif shtoi: "Irani akoma vazhdon të besojë se kriza e Jemenit dhe Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake dhe të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve". Ministri i jashtëm i Iranit foli edhe në lidhje me mekanizmin financiar mes Iranit dhe Evropës të quajtur SPV ku theksoi: "Evropianët për të ardhmen dhe pavarësinë e tyre, duhet të paguajnë çmimin e veta dhe ata nuk duhet të mendojnë se Iranit do t'i paguaj të gjitha çmimet". Ashtu siç ka theksuar Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit rajoni i sigurt dhe i fuqishëm mund të krijohet me anë të besimit tek njëri-tjetri. Për këtë shefi i diplomacisë ka theksuar angazhimin e Iranit për të mbështetur Irakun dhe qeverinë e saj dhe për të mbështetur procesin politik dhe të demokracisë në këtë vend.