Ruhani: Irani nuk i frikësohet sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84833-ruhani_irani_nuk_i_frikësohet_sanksioneve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani nuk i frikësohet sanksioneve dhe nuk heq dorë nga qëllimet e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2019 12:29 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani nuk i frikësohet sanksioneve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani nuk i frikësohet sanksioneve dhe nuk heq dorë nga qëllimet e tij.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në mbledhjen e Këshillit Administrativ të provincës Golestan në veri të Iranit, deklaroi se Irani ndodhet në një luftë ekonomike dhe shtoi: “Pala kundërshtare e Iranit në këtë luftë ekonomike është Amerika, regjimi sionist dhe disa vende arabe të Gjirit Persik”.

Ruhani vëri në dukje qëllimet e Amerikës nga fillimi i luftës ekonomike me Iranin dhe shtoi: “Reduktimi i rolit të Iranit në rajon, përballja me progresin raketor dhe atomik, krijimin e pengesave në rrugën e zhvillimit dhe progresit, si dhe krijimi i ndarjes së popullit nga institucionet shtetërore; janë prej qëllimeve kryesore të Amerikës që ndiqen nëpërmjet fillimit të luftës ekonomike me Iranin. Mirëpo Republika Islamike e Iranit do të tejkalojë me sukses edhe këtë luftë ekonomike”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke theksuar se Teherani kurrë nuk ka shkel të drejtat ndërkombëtare, shtoi: “Përkundër Amerikës e cila ka dalë nga marrëveshja bërthamore, ANEA gjithnjë deklaron se Iranin tërësisht ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e veta”.

Ruhani në vazhdim vuri në dukje edhe dështimin e Amerikës dhe aleateve të saj në rajonin Azisë Perëndimore dhe shtoi: “Në disa vite të kaluara disa vende të rajonit mbi 100 miliardë dollarë kanë blerë armatime nga Amerika, mirëpo pavarësisht këtyre armatimeve ata po deklarojnë vet se kanë dështuar në Jemen”.