Zarif: Me heqjen e pengesave, shumëfishohen marrëdhëniet tregtare të Iranit dhe Irakut
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se duhet bërë përpjekje për mënjanimin dhe heqjen e pengesave përpara bashkëpunimeve mes Iranit dhe Irakut që në këtë mënyrë do të shumëfishohet sasia e marrëdhënieve tregtare mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të mërkurën në takimin e bashkëpunimeve ekonomike të Iranit dhe provincave qendrore dhe jugore të Irakut që u zhvillua në Qerbela, deklaroi: "Republika Islamike e Iranit ka gatishmërinë e plotë që të reduktojë tarifat mes të dy vendeve deri në zero dhe aktualisht pavarësisht sanksioneve të njëanshme të Amerikës, Irani për çdo vit eksporton mbi 2 miliardë gaz dhe energji elektrike në Irak".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi: "Amerika nuk ka të drejtë që për të dy vendet fqinjë të caktojë kufi dhe limite, prandaj me zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, kompanitë iraniane mund të sigurojnë nevojat për energji të Irakut".
Ai vuri në dukje faktin se sot 80 kompani teknike dhe inxhinierike të Iranit me kontrata në vlerë mbi 8 miliardë dollarë zhvillojnë aktivitetin e tyre në Irak, ndërsa shtoi: "Kompanitë teknike dhe inxhinierike të Iranit janë kompanitë më aftësi dhe kapacitete më të mëdha në rajon. Potenciali i Republikës Islamike të Iranit për rindërtimin e Irakut pas ISIS, është shumë i madh dhe Irani që nga pesë vite më parë ka deklaruar gatishmërinë e vet për palën irakiane për anulimin e plotë dhe reciprok të vizave për udhëtimin e qytetarëve mes të dy vendeve".