Ruhani: Amerika nuk do të arrijë rezultat me presionin ndaj Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se amerikanët për shkak të shqetësimeve të kanë ndaj kapaciteteve të popullit të Iranit, synojnë të ushtrojnë presionin më të madh të mundshëm ndaj Iranit, por nuk do të arrijnë rezultat.
Hsan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në mbledhjen e përbashkët të delegacionit të ministrave me funksionarët e provincave të Iranit, tha: "Sot amerikanët përkundër zotimeve të tyre dhe me bashkëpunimin e disa vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme, synon të ushtrojnë presionin sa më të madh kundër popullit të Iranit, mirëpo me bashkëpunimin e qytetarëve dhe qeverisë së Iranit, edhe këto komplote do të dështojnë".
Ruhani gjithashtu duke theksuar zgjerimin e bashkëpunimit të Iranit me vendet fqinjë, deklaroi: "Sektori privat i Iranit me sektorin privat të vendeve të tjera dhe sidomos me vendet fqinjë, ka filluar lidhje të ngushta dhe do të vazhdojë këtë bashkëpunim të ngushtë".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke thënë se Irani në sektorin e transportit ka bërë hapa të mirë, shtoi: "Aktualisht 10 anije i janë shtuar flotës së transportit detar të Iranit."
Ruhani duke folur për dërgimin e satelitit të Iranit në orbitë, deklaroi: "Republika Islamike në fushën e ndërtimit të raketave për dërgimin e satelitit dhe në fushën e ndërtimit të satelitit, ka shënuar një progres të madh, por natyrisht ka disa probleme të vogla të cilat së shpejti do të mënjanohen".