Zarif: Amerika të lirojë menjëherë gazetaren e Press Tv
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të mërkurën bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të spikeres së kanalit televiziv iranian Press Tv, e cila aktualisht është në paraburgim në SHBA.
"Arrestimi i gazetares së Iranit në SHBA është një veprim shumë politik dhe ajo duhet të lirohet menjëherë," tha Zarif. Hashemi, e cili jeton në Iran për më shumë se një dekadë, shkoi në SHBA për të vizituar anëtarët e familjes së saj, duke përfshirë edhe vëllain e saj, i cili po vuan nga kanceri. Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj. Ajo u lejua ta telefononte vajzën e saj dy ditë pas arrestimit të saj. Gazetares me shtetësi amerikane i ishte ndaluar të mbante një mbulesë muslimane në burg dhe i ishte ofruar mish derri për ushqim. "Keqtrajtimi i Marzije Hashemi nga ana e qeverisë amerikane tregon se SHBA nuk i përmbahet asnjë parimi që mbron të drejtat e atyre që e kritikojnë sistemin dhe tani Amerika është kthyer në një vend të rrezikshëm për gazetarët", deklaroi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.