Zarif: Iranianët i dhanë fund legjendës së Amerikës superfuqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84877-zarif_iranianët_i_dhanë_fund_legjendës_së_amerikës_superfuqi
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me rastin e 40 vjetorit të largimit të Shahut nga Irani dhe me rastin e vitit të tretë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore deklaroi se iranianët i kanë dhënë fund legjendës për Amerikën Superfuqi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 17, 2019 04:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Iranianët i dhanë fund legjendës së Amerikës superfuqi

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me rastin e 40 vjetorit të largimit të Shahut nga Irani dhe me rastin e vitit të tretë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore deklaroi se iranianët i kanë dhënë fund legjendës për Amerikën Superfuqi.

Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se sot në përvjetorin e 40-të iranianët dëbuan një prej vartësve të Amerikës nga territori iranian dhe tre vjet më parë në një ditë si kjo është vënë në zbatim marrëveshja bërthamore e cila u dha fund viteve të intrigave të Amerikës për tu përballur me Iranin. Sot me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, iranianët i kanë dhënë fund superfuqisë së Amerikës. Marrëveshja bërthamore është miratuar në vitin 2015 dhe është vënë në funksion prej 16 janarit të vitit 2016. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.