Guterres: Roli i Iranit në rajon është konstruktiv
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka deklaruar se roli i Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme është i rëndësishëm dhe konstruktiv.
Antonio Guterres në një intervistë për shtyp në përgjigje të pyetjes tendencioze të një gazetari lidhur me programin raketor të Iranit ka thënë se Irani është një vend që ka tepër shumë rëndësi. Ai tha se për momentin rajoni I Azisë perëndimore përballet me kriza si ato në Siri dhe në Jemen, rajon ku Irani ka një rol konstruktiv. Irani është një prej vendeve me ndikim të rajonit që kërkon zgjidhjen e krizave në Lindjen e Mesme si kriza në Siri dhe në Jemen me anë të bisedimeve dhe dialogut. Shembull i rolit konstruktiv të Iranit është organizimi i negociatave të Astanasë që kanë filluar prej vitit 2017 me iniciativën e Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe që kanë për qëllim vendosjen e paqes në Siri. Rezultat i i këtyre negociatave është krijimi i zonave të uljes së tensioneve në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Gjithashtu Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen.