Interesat e Evropës në luftën e Iranit kundër trafikut të lëndëve narkotike
(last modified Sun, 20 Jan 2019 08:36:28 GMT )
Janar 20, 2019 09:36 Europe/Tirane
  • Interesat e Evropës në luftën e Iranit kundër trafikut të lëndëve narkotike

Irani është një ndër vendet më të suksesshme në luftën kundër lëndëve narkotike në botë.

Rëndësia e rolit të Iranit në këtë luftë është aq e madhe saqë OKB e ka quajtur Iranin flamurtarin e luftës kundër lëndëve narkotike. Irani si një nga vendet që është në vijën e parë të frontit të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, deri tani ka dhënë 3,800 martirë dhe të plagosur në këtë luftë. Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike për iranian është shumë e kushtueshme mirëpo përfitimet e kësaj lufte janë në interes të shumë vendeve. Ministria iraniane e informacionit ditën e shtunë ka deklaruar se forcat e rendit kanë zbuluar një sasi lëndësh narkotike prej 618 kg heroinë në një prej porteve në jug të Iranit. Heroina ishte fshehur në mënyrë profesionale në 40 kontejnerë dhe ishin paketuar në produkte për eksport. Kjo sasi droge kishte si destinacion Evropën. Sot një prej burimeve financiare të terroristëve që veprojnë në rajonin e Lindjes së Mesme, është shitja e drogës. Mirëpo atë vende që kanë përfituar më shumë nga lufta e kryer nga forcat iraniane të rendit në bllokimin dhe eliminimin e trafikut të lëndëve narkotike, nuk pranojnë të japin ndihma apo teknologjinë e nevojshme Iranit për tu përballur me kriminelët e trafikut të lëndëve narkotike. Suner Pulat, analist nga Turqia në një prej artikujve të tij thotë: Pas pushtimit të Afganistanit më 7 tetor 2001, tokat pjellore dhe bujqësore të këtij vendi u kthyen në parcela për prodhimin e hashashit. Sipas studimeve ndërkombëtare, 93% e heroinës së prodhuar në botë, nxirret nga 328 mijë hektar tokë bujqësore e cila mbillet me hashash në Afganistan. Niveli i tregtisë së heroinës në botë është mbi 500 miliard dollarë. të ardhurat që nxirren nga kjo tregti e drogës së mbjellë në Afganistan, shkon në llogari të bankave të vendeve perëndimore. Prodhimi i përditshëm i drogës në Afganistan dhe aktiviteti i trafikantëve për ta dërguar këtë drogë në vendet e tjera është faktor i rrezikshëm për sigurinë e Iranit dhe të vendeve të tjera. Nematullah Muamvandi, përgjegjësi i zyrës për luftën kundër drogës në doganën e Iranit, thotë se dërgesat me përmbajtje droge janë duke u dërguar me anë të postës në formë luleje. Vende si Anglia, Hollanda dhe Spanja nuk kontrollojnë kufijtë e tyre për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike dhe për këtë arsye Irani shumë herë është ankuar tek BE për këtë çështje. Lulja është një lloj drogë shumë e rrezikshme e cila nxirret nga fara e hashashit dhe nga gjethja e mariuanës. Duhet thënë se çdo mangësi në luftën kundër lëndëve narkotike është për shkak të neglizhencës së të gjitha vendeve. Megjithëse Irani është i angazhuar seriozisht në luftën kundër lëndëve narkotike dhe drogës, ky vend është i mendimit se për të luftuar këtë fenomen është i nevojshëm angazhimi serioz i të gjitha vendeve të tjera, pasi rëndësia e kësaj lufte është po aq e rëndësishme sa lufta kundër terrorizmit.

 


 

Tags