Irani arrin në çerekfinalen e kupës së Azisë
Ekipi kombëtar iranian i futbollit në ndeshjen e zhvilluar dje me ekipin e Omanit fitoi me rezultatin 2 me 0 dhe kaloi në fazën e çerekfinales për kupën e Azisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ndeshja e futbollit mes Iranit dhe Omanit nisi në orën 20:30 minuta sipas orës lokale në stadiumin Muhamed Bin Zajd të Abu Dhabit në EBA. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 me 0 për ekipin iranian. Ali’reza Xhahanbaksh në minutën 32 dhe Ashkan Dezhageh në minutën 41 kanë shënuar golat për ekipin iranian të futbollit. Ditën e enjte më 24 janar, ekipi iranian në çerekfinale do të përballet me ekipin e kinës. Irani në eliminatoret e grupit të katërt u rendit i pari. Në grup Irani ishte me Jemenin, Vietnamin dhe Irakun. Në kampionatin e 17-të të kupës së Azisë marrin pjesë 24 ekipe. Kampionati ka nisur nga 5 janari dhe përfundon më 1 shkurt 2019. Irani deri më sot ka marrë pjesë në 14 kupa të Azisë, ku ka fituar gjithsej 3 herë titullin kampion.