Qeveria gjermane pezullon fluturimet e kompanisë Mahan
Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, pas publikimit të lajmit mbi arrestimin e një shtetasi afgano-gjerman i cili akuzohet për spiunazh në interes të Iranit, qeveria gjermane ka vendosur sanksione të reja kundër Teheranit.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka pretenduar se pezullimi i lejes për fluturime të kompanisë Mahan, garanton interesat e sigurisë së këtij vendi. Heiko Mass ka pretenduar se kjo kompani iraniane në zonat e luftës në Siri dërgon pajisje dhe forca ushtarake dhe për këtë është marrë vendimi për pezullimin e fluturimeve të kompanisë Mahan në Gjermani. Në të njëjtën kohë sekretari amerikan i shtetit ka vlerësuar këtë vendim të Gjermanisë për bllokimin e lejes së aktivitetit të kompanisë Mahan. Amerika mirëpret vendimin e Gjermanisë për anulimin e lejes së fluturimit për kompaninë iraniane Mahan në këtë vend, ka thënë Mike Pompeo. Vendet evropiane kanë pretenduar se mbështesin marrëveshjen bërthamore mirëpo deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprime për tu përballur me masat dhe presionet amerikane.