Salehi: Irani do të vazhdojë fuqishëm aktivitetet e tij bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85031-salehi_irani_do_të_vazhdojë_fuqishëm_aktivitetet_e_tij_bërthamore
Republika Islamike e Iranit aktivitet e saj bërthamore në sektorin e eksplorimit, nxjerrës, pasurimit dhe ndërtimit të centraleve dhe centrifugave të reja, do t’i vazhdojë fuqishëm.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 23, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Salehi: Irani do të vazhdojë fuqishëm aktivitetet e tij bërthamore

Republika Islamike e Iranit aktivitet e saj bërthamore në sektorin e eksplorimit, nxjerrës, pasurimit dhe ndërtimit të centraleve dhe centrifugave të reja, do t’i vazhdojë fuqishëm.

Kështu ka deklaruar Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI i cili shtoi se pjesa teknike e marrëveshjes bërthamore është e atillë që lejon Iranin të kryejë aktivitete bërthamore pa shkelur këtë marrëveshje. Salehi vuri në dukje se lideri suprem i revolucionit islamik nuk ka lejuar që industria bërthamore të ndërpritet me marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se pas urdhrit të lideri suprem për prodhimin e uraniumit të pasuruar në kapacitetin 190 mijë swo, në këtë fushë janë bërë progrese të konsiderueshme. Kreu i AEAI ndër të tjera tha se pas 10 ditësh do të bëhet transportimi i 30 ton keik uraniumi nga rajoni Ardekan për në Esfahan. Sa i përket daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Ali Akbar Salehi tha se Amerika me ideologjinë e forcës kërcënon vendet e tjera mirëpo nuk ekziston një bashkësi ndërkombëtare që të ndjekë Uashingtonin Ajetollah Khamenei më 4 qershor të vitit 2018 në ceremoninë e 29-të të ndërrimit jetë të imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, u ka dhënë detyrë funksionarëve të AEAI që në kuadër të marrëveshjes bërthamore të arrijnë kuotën e prodhimit të 190 mijë swo uranium të pasuruar.