Erakçi: Problemi më kryesor i Lindjes së Mesme është regjimi sionist
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se kriza në rajonin e Azisë Perëndimore ka rrënjë në politikën pushtuese të regjimit sionist, prandaj problemi më kryesor i këtij rajoni është Izraeli dhe politikat e tij pushtuese dhe uzurpuese.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e hënë në takime me Przemyslaw Lang, zv/ministri i punëve të jashtme të Polonisë, deklaroi: "Deri në kohën kur populli i Palestinës të fitojë të drejtat e veta legjitime, rajoni i Azisë Perëndimore nuk do të arrijë në qetësinë e vet".
Erakçi në vazhdim tha se problem tjetër i rëndësishëm i rajonit të Azisë Perëndimore janë politikat aventuriste të qeverisë së Amerikës dhe shtoi: "Në kohën kur Amerika po mundohet të shkatërrojë marrëveshjen bërthamore si të vetmin rezultat diplomatik dhe të negociatave në rajonin e Azisë Perëndimore, si mund të pretendojë se po synon të zgjidhë problemet e këtij rajoni?!"
Duke folur në lidhje me organizimin e konferencës së ashtuquajtur për paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme nga ana e Amerikës dhe Polonisë më 13 dhe 14 shkurt, në Varshavë, z. Erakçi theksoi: "Qeveria e Polonisë duhet të kuptojë qëllimin e vërtetë të qeverisë së Amerikës me organizimin e kësaj konference si dhe të kuptojë pasojat e saj. Irani gjithnjë ka bërë përpjekje për vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe këtë e ka vërtetuar në luftën kundër grupeve terroriste si ISIS. Irani nuk do të lejojë krijimin e asnjë koalicioni kundër interesave të tij në rajon".