Ruhani: Amerikanët kurrë nuk mund të realizojnë kërkesat e tyre anti-iraniane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se qëllimi i sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme të Amerikës është vetëm ushtrimi i presionit mbi popullin iranian, deklaroi se ata kurrë nuk mund t'i realizojnë dëshirat e tyre anti-iraniane.
Z. Hasan Ruhani të mërkurën në mbledhjen e qeverisë deklaroi: "Pavarësisht të gjitha komploteve që janë bërë kundër Revolucionit Islamik të Iranit, sanksionet e paligjshme të Amerikës nuk kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre".
Ruhani duke thënë se armiqtë po mundohen të krijojnë pengesa në naftën dhe eksportin e saj si dhe në çështjet bankare duke ushtruar presion mbi Iranit, theksoi: Irani pavarësisht këtyre presioneve, në çështjet përkatëse me naftën po ndjek rrugë të ndryshme për të shitur naftën dhe me krenari po anashkalon sanksionet e Amerikës".