Mekanizmi tregtar Iran-BE-së do të krijohet në ditët e ardhshme
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian deklaroi se në ditët në vijim duhet të krijohet një mekanizëm tregtar i mbështetur nga BE, i njohur si Mekanizmi për Qëllime të Posaçme (SPV), që synon lehtësimin e biznesit jo-dollarësh me Iranin përballë sanksioneve amerikane.
SPV "duhet të zbatohet në ditët në vijim", tha Le Drian të mërkurën në komisionin e çështjeve të jashtme të parlamentit francez. "Ky mekanizëm do të funksionojë si një lloj qendre pastrimi që do të lejojë që Irani të përfitojë në euro nga disa nga burimet e tij të naftës dhe njëkohësisht të blejë produkte thelbësore nga tre partnerët kryesorë evropianë", shtoi ai. SPV është një mekanizëm alternativ i pagesave që mund të ndihmojë kompanitë që të tregtojnë me Iranin pa u ndeshur me dënimet amerikane.