Gjeneral Sulejmani, ndër 10 figurat e para ushtarake në botë
Revista amerikane Foreing Policy, në një artikull të saj ka renditur gjeneralin iranian Kasem Sulejmani ndër 10 figurat e para ushtarakë më të rëndësishëm në botë.
Kjo revistë në vit bën përzgjedhjen e 100 mendimtarëve më të mirë në botë dhe mes tyre gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave të gardës revolucionare të Iranit është renditur në mesin e 10 mendimtarëve më të mirë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Kjo revistë thotë se gjeneral Sulejmani është ndër ata figura që në vazhdimësi u ka dhënë përgjigje të gjitha kërcënimeve të presidentit Donald Trump. Foreing Policy ka cituar një thënie të gjeneral Sulejmani i cili ka thënë: Juve iu themi që ta dini se ne jemi më afër nga ajo çka ju mund ta imagjinoni.