Marzie Hashemi lirohet nga burgu
(last modified Thu, 24 Jan 2019 08:24:12 GMT )
Janar 24, 2019 09:24 Europe/Tirane
  • Marzie Hashemi lirohet nga burgu

Zyra për ruajtjen e interesave të Iranit në Amerikë ka njoftuar se gazetarja e kanalit televiziv Press TV është liruar nga burgu.

Mehdi Atef, përgjegjës i zyrës për ruajtjen e interesave të Iranit në Uashington ditën e enjte në një njoftim për agjencinë IRNA të lajmeve tha se spikeruesja e kanalit televiziv Press TV, është liruar nga burgu dje. Zyra për ruajtjen e interesave të Iranit në Uashington që në ditët e para të arrestimit të Marzie Hashemi ka ndjekur këtë çështje ligjërisht nëpërmjet organeve përkatëse. Sipas autoriteteve gjyqësore në Amerikë, Marzie Hashemi nuk ka kryer asnjë shkelje dhe ndaj saj nuk rëndon asnjë akuzë por ajo është arrestuar vetëm për arsye se është dëshmitare për një proces gjyqësor. Ajo parashikohej të lirohej nga burgu pas dhënies së dëshmisë në gjykatë ditën e enjte. Ndërkohë drejtori i sektorit të jashtëm të RTV të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) ka uruar të gjithë liridashësit për lirimin nga burgu të Marzie Hashemi, gazetare dhe spikeruese e kanalit televiziv Press TV. Dje anëtarët e stafit të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) janë mbledhur përpara zyrës së Kombeve të Bashkuara në Teheran për të protestuar ndaj arrestimit në Shtetet e Bashkuara të Marzie Hashemi, një spikere e televizionit Press Tv të Iranit, dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të saj. Tubimi i protestës u mbajt të mërkurën dhe në të morën pjesë shumë gazetarë, reporterë, aktivistë të mediave si dhe Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të IRIB, z. Pejman Xhebeli. Në këtë tubim, z. Xhebeli tha se sjellja e qeverisë amerikane në arrestimin "pa asnjë arsye"  të znj. Hashemi nuk ishte "e pranueshme". "Ne nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me arsyet e arrestimit të koleges tonë znj. Marzieh Hashemi. Të gjithë ne e dimë se ajo është arrestuar dhe po mbahet pa asnjë arsye në burg në një situatë shumë të keqe ", tha ai.

 


 

Tags