Irani tejkalon Kinën dhe shkon në gjysmëfinale
Ekipi kombëtar iranian i futbollit me fitoren e djeshme 3 me 0 kundrejt Kinës ka kaluar në gjysmëfinale.
Dje në çerekfinalen për kupën e Azisë ekipi iranian i futbollit u përballe me ekipin e kinës. Ndeshja u mbajt në stadiumin Muhamed Bin Zajd të Abu Dhabit në EBA. Në këtë ndeshje Irani arriti fitoren 3 me 0 kundrejt ekipit kombëtar të kinës. Golat u shënuan nga Mehdi Taremi, Sardar Azmun në pjesën e parë të ndeshjes dhe Karim Ansari’fard në pjesën e dytë dhe në minutat e fundit të ndeshjes. Të hënën e ardhshme ekipi iranian në gjysmëfinale do të ndeshet me ekipin kombëtar të Japonisë. Sot do të organizohet ndeshjet mes Katarit dhe Koresë së Jugut, si dhe Australisë me Emiratet. Deri më sot ekipi kombëtar iranian i futbollit ka fituar tre herë titullin kampion të kupës së Azisë.