Irani vendi i dhjetë në botë në prodhimin e çelikut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85141-irani_vendi_i_dhjetë_në_botë_në_prodhimin_e_çelikut
Shoqata Botërore e Çelikut ka deklaruar se Irani duke kaluar Italinë, Tajvanin dhe Ukrainën, është pozicionuar në pozitën e dhjetë të prodhuesve më të mëdhenj në botë të çelikut për vitin 2018.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 26, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • Irani vendi i dhjetë në botë në prodhimin e çelikut

Shoqata Botërore e Çelikut ka deklaruar se Irani duke kaluar Italinë, Tajvanin dhe Ukrainën, është pozicionuar në pozitën e dhjetë të prodhuesve më të mëdhenj në botë të çelikut për vitin 2018.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Shoqata Botërore e Çelikut në raportin e saj më të fundit që u publikuar ditën e shtunë, ka shkruar se e gjithë sasia e prodhimit të çelikut në botë në vitin 2018 ka qenë 1.808.000.000 tonë që në krahasim me vitin paraprak ka shënuar rritje me 4.6%.

Sipas këtij raporti, industria e prodhimit të çelikut në Iran pavarësisht sanksioneve të Amerikës, ka shënuar një progres shumë të mirë në vitin 2018 dhe ka arritur të pozicionohet në mesin prodhuesve të mëdhenj të çelikut në botë duke kaluar tre vendet e tjera Italinë, Tajvanin dhe Ukrainën, u pozicionua në vendin e dhjetë.

Prodhimi i çelikut në Iran në vitin 2018 ka shënuar rritje me 17.7% në krahasim me vitin paraprak dhe ka arritur në 25 milion tonë.