Përfundon me sukses manovra ushtarake e "Forca 97"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85143-përfundon_me_sukses_manovra_ushtarake_e_forca_97
Zëdhënësi i manovrës ushtarake "Forca 97" të forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se manovra ushtarake "Forca 97" e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka përfunduar duke realizuar të gjitha qëllimet dhe objektivat e caktuara më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2019 12:03 Europe/Tirane
  • Përfundon me sukses manovra ushtarake e

Zëdhënësi i manovrës ushtarake "Forca 97" të forcave tokësore të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se manovra ushtarake "Forca 97" e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka përfunduar duke realizuar të gjitha qëllimet dhe objektivat e caktuara më parë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se gjeneral Nozar Nemati shtoi: "Në ditën e fundit të kësaj manovre të forcave tokësore të ushtrisë së Iranit, forcat operuese kanë zbatuar planin për hapje të zjarrit njëkohësisht me sulmet e njësive të blinduara, të artilerisë, këmbësorisë mekanike, forcat ajrore, njësive të për reagim të shpejtë dhe forcat të sektorëve të tjerë".

Gjeneral Nemati tha: "Manovra ushtarake "Forca 97" e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka kryer me sukses edhe operacionin e përndjekjes dhe shkatërrimit të plotë të pajisjeve dhe pozicioneve të armikut".

Sipas zëdhënësi të kësaj manovre, manifestimi i forcës, kapaciteti i lëvizjes, transferimi i shpejtë dhe operacionet për spastrimin e zonave të caktuara, kanë qenë objektiva të tjera të kësaj manovre ushtarake që janë realizuar me sukses.