Nevoja e unifikimit të vendeve islamike kundër komploteve të Perëndimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85146-nevoja_e_unifikimit_të_vendeve_islamike_kundër_komploteve_të_perëndimit
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit theksoi domosdoshmërinë e unitetit të vendeve islamike kundër komploteve të Perëndimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2019 14:48 Europe/Tirane
  • Nevoja e unifikimit të vendeve islamike kundër komploteve të Perëndimit

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit theksoi domosdoshmërinë e unitetit të vendeve islamike kundër komploteve të Perëndimit.

Hashmetullah Felahat Pisha, të shtunën në një takim në Teheran me Abdul Hamid Si Afif, kryetar i Komisionit për punë të jashtme të parlamentit të Algjerisë, ka thënë: Nën kushtet aktuale, vendet islamike kanë një përgjegjësi të madhe dhe duhet të qëndrojnë fuqishëm përballë komploteve perëndimore kundër Islamit. Duke ju referuar politikave të Iranit në shfrytëzimin e teknologjive të reja, Falahat tha: Irani ka përcaktuar pavarësinë në fushat politike, shkencore dhe teknologjike dhe tani përdorimi paqësor i energjisë bërthamore nga ana e Iranit dhe forcimi i aftësive mbrojtëse të vendit, janë bërë sfidë për Shtetet e Bashkuara, regjimin izraelit dhe mbështetësit e tyre në rajon. Abdul Hamid Si Afif, kryetar i Komisionit për punë të jashtme të parlamentit të Algjerisë nga ana e tij tha se, zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara midis Algjerisë dhe Iranit është e një rëndësie të madhe dhe vendi i tij është i interesuar për zhvillimin e bashkëpunimit me Iranin në fushën ekonomike.