Eragçi viziton Austrinë, Bullgarinë dhe Sllovakinë
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar për konsulta politike me autoritetet e Austrisë, Sllovakisë dhe Bullgarisë.
Më pas Sejed Abas Eragçi në Vjenë do të takohet me Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA. Në takimet me zv/ministrat dhe shefat e diplomacive të vendeve të lartpërmendura, Eragçi do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare. Ndërsa në takim me Jokia Amano, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të diskutojë mbi situatën e bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Vizita e zv/shefit të diplomacisë iraniane në disa vende të botës bëhet në kohën kur është dhënë lajmi për hapjen e mekanizmit SPV pas disa ditësh. SPV është një sistem i iniciuar nga vendet evropiane kryesisht nga Franca, Gjermania dhe Britania për zgjidhjen e shkëmbimeve financiare me Iranin pas vendosjes së sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit.