Evropa dhe rëndësia e mekanizmit financiar SPV
Premtimi i dhënë nga Evropa për krijimin e sistemit SPV, edhe pse 4 muaj me vonesë tashmë është futur në fazën e zbatimit. SPV është një hap i rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes bërthamore në përputhje me ruajtjen e interesave të Teheranit dhe Brukselit dhe një rrugë për të eliminuar sabotimet e Amerikës.
Që nga shtatori i vitit 2018, vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, përkatësisht Gjermania, Anglia dhe Franca në kuadër të sesionit të radhës së AP të OKB, njoftuan për futjen në funksion të mekanizmit SPV për të anashkaluar sanksionet amerikane kundër Iranit. Që nga ajo koha e deri më sot kanë kaluar 4 muaj dhe ky mekanizëm nuk është vënë akoma në funksion. Në këtë periudhë pothuajse të gjatë, Irani ka rezistuar fuqishëm në përballje me sanksionet sekondare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. gjatë kësaj kohe, autoritetet e Brukselit nuk kanë përcaktuar një datë të caktuar për vënien në funksion të sistemit SPV, mirëpo Federika Mogherini shumë herë është shprehur se ky sistem do të vihet në funksion së shpejti. Rreth 3 javë më parë Maja Kociajncic zëdhënësja e Federika Mogherini, në një intervistë të saj ka përmendur progreset e arritura për krijimin e kanalit financiar mes Iranit dhe Evropës dhe ka thënë “ ne besojmë se ky mekanizëm do të vihet në funksion javët e ardhshme”. Mirëpo më 26 Janar Sajti Shpigel Online, në një raport të tij përmendi akordin përfundimtar të trojkës evropiane për mekanizimin special financiar, mekanizëm që do të analizohet në takimin e 28 janarit të krerëve të BE në Bruksel. Mekanizmi SPC është një mekanizëm i veçantë monetar për shkëmbimet monetare dhe financiare me Iranin. Mekanizmi do të funksionojë në bazë të shkëmbimit të mallrave dhe paratë e nxjerra nga shitja e naftës së Iranit do të kalojnë direkt për ato kompani që u shesin mallra Iranit. Mirëpo vonesat në vënien në funksion të këtij sistemi, deri diku kanë shqetësuar autoritet e Republikës Islamike të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë të tij për kanalin televiziv Mejadin ka thënë se Irani nuk do të rrijë e të presë që evropianët të zbatojnë zotimet e tyre dhe do të zgjerojë bashkëpunimin e vet me partnerët e tij të vjetër. Mirëpo sipas shumë ekspertëve me vënien në funksion të kanalit SPV dhe përballjen direkte të Evropës me Amerikën për shkak të marrëveshjes bërthamore, gjaku i venave të kësaj marrëveshjeje do të freskohet. Për këtë arsye me gjithë mosmarrëvehsjet mes Iranit dhe Evropës për disa çështje rajone dhe aktivitetet raketore të Iranit, vënia në funksion e këtij sistemi mund të hapë një faqe të re në marrëdhëniet bilaterale.