Abdulahian: Regjimi sionist humbësi kryesor i luftë-nxitjeve në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85190-abdulahian_regjimi_sionist_humbësi_kryesor_i_luftë_nxitjeve_në_rajon
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, në takim me Levan Jagarian ambasador i Rusisë në Teheran, tha se regjimi sionist është humbësi kryesor i luftë nxitjeve në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2019 05:15 Europe/Tirane
  • Abdulahian: Regjimi sionist humbësi kryesor i luftë-nxitjeve në rajon

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, në takim me Levan Jagarian ambasador i Rusisë në Teheran, tha se regjimi sionist është humbësi kryesor i luftë nxitjeve në rajon.

Husein Amir Abdulahian, pasi theksoi suksesin e bashkëpunimit Teheran Moskë në ndihmë të Rusisë dhe vendosjes së sigurisë në rajon tha se veprimet ushtarake dhe provokuese të regjimit sionist dhe shkelja e integritetit territorial të Sirisë, është kërcënim serioz për rajonin. Abdulahian e ka cilësuar të suksesshëm edhe krijimin e komisionit të lartë parlamentar të Iranit dhe Sirisë dhe tha se bashkëpunimi parlamentar krijon një rol të rëndësishëm në eliminimin e pengesave për zgjerimin e marrëdhënieve ndërqeveritare. Nga ana e tij ambasadori i Rusisë në Teheran vlerësoi bashkëpunimin Iran Rusi dhe tha se të dy vendet mbajnë qëndrime të përbashkëta dhe strategjike.