Abdulahian: Regjimi sionist humbësi kryesor i luftë-nxitjeve në rajon
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, në takim me Levan Jagarian ambasador i Rusisë në Teheran, tha se regjimi sionist është humbësi kryesor i luftë nxitjeve në rajon.
Husein Amir Abdulahian, pasi theksoi suksesin e bashkëpunimit Teheran Moskë në ndihmë të Rusisë dhe vendosjes së sigurisë në rajon tha se veprimet ushtarake dhe provokuese të regjimit sionist dhe shkelja e integritetit territorial të Sirisë, është kërcënim serioz për rajonin. Abdulahian e ka cilësuar të suksesshëm edhe krijimin e komisionit të lartë parlamentar të Iranit dhe Sirisë dhe tha se bashkëpunimi parlamentar krijon një rol të rëndësishëm në eliminimin e pengesave për zgjerimin e marrëdhënieve ndërqeveritare. Nga ana e tij ambasadori i Rusisë në Teheran vlerësoi bashkëpunimin Iran Rusi dhe tha se të dy vendet mbajnë qëndrime të përbashkëta dhe strategjike.