Zarif: Marrëveshja bërthamore ka izoluar Amerikën në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85202-zarif_marrëveshja_bërthamore_ka_izoluar_amerikën_në_botë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore e ka izoluar Amerikën në botë dhe shtoi se Irani në marrëveshjen bërthamore e ka vendosur Amerikën në një pozitë të keqe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2019 12:38 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshja bërthamore ka izoluar Amerikën në botë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se marrëveshja bërthamore e ka izoluar Amerikën në botë dhe shtoi se Irani në marrëveshjen bërthamore e ka vendosur Amerikën në një pozitë të keqe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të hënën tha: "Amerika pas daljes nga marrëveshja bërthamore, ka bërë dhe po bënë të gjitha përpjekjet për ta nxitur botën kundër Iranit, mirëpo këto përpjekje nuk kanë rezultat për Uashingtonin.  

Z. Zarif në vazhdim vuri në dukje daljen e Amerikës edhe nga traktatet e tjera ndërkombëtare siç është NAFTA dhe tha: "Qeveria e Amerikës nuk tregon kurrfarë respekti ndaj të drejtave legjitime ndërkombëtare".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu reagoi edhe ndaj mosrespektimit të qeverisë së Emirateve të Bashkuara ndaj tregtarëve iranianë që veprojnë në këtë vend dhe tha: "EBA pavarësisht marrëdhënieve të gjera ekonomike që kanë patur me Iranin, për shkak të gabimeve politike dhe strategjike të autoriteteve të këtij vendi, ka hyrë në një fazë të një përballje të papranueshme me Republikën Islamike të Iranit".