Irani i gatshëm të bashkëpunojë me BE në formë konstruktive
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas shpalljes zyrtare të hapjes së kanalit të veçantë tregtar të Iranit dhe BE, në një mesazh në Twitter deklaroi se irnoi është i gatshëm të bashkëpunojë në formë konstruktive me Evropën në kushte të barabarta dhe të respektit reciprok.
Muhamed Xhavad Zarif, hapjen e kanalit INSTEX e quajti hap të rëndësishëm edhe pse i vonuar, por megjithatë vlerësoi hapat e ndërmarra nga trojka evropiane për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore duke garantuar interesat e iranianëve pas kthimit të jashtëligjshëm të sanksioneve amerikane. Ditën e enjte BE në formë zyrtare pas disa muajsh regjistroi zyrtarisht hapjen e kanalit INSTEX për shkëmbimet tregtare me Iranin. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin Heiko Maas ministër i jashtëm i Gjermanisë, Jeremy Hunt ministër i jashtëm i Anglisë dhe Jean Yves Le Drian ministër i jashtëm i Francës. Lajmi u dha në një konferencë për shtyp në Bukuresht të Rumanisë.