Irani tejkalon Izraelin në fushën e raketave balistike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85352-irani_tejkalon_izraelin_në_fushën_e_raketave_balistike
Në vitet e fundit, Irani ka luajtur një rol vendimtar në politikën e rajonit dhe në evoluimin e ngjarjeve në shtete si Iraku, Siria dhe Afganistani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2019 17:00 Europe/Tirane
  • Irani tejkalon Izraelin në fushën e raketave balistike

Në vitet e fundit, Irani ka luajtur një rol vendimtar në politikën e rajonit dhe në evoluimin e ngjarjeve në shtete si Iraku, Siria dhe Afganistani.

Irani sot ka aftësinë për të projektuar dhe prodhuar një shumëllojshmëri të raketave me rreze të ndryshme veprimi, çka e bën atë lojtarin më të rëndësishëm në rajon. Përkundër dëshirës dhe me shqetësim, Izraeli tani është i detyruar ta njohë këtë realitet. Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv kohët e fundit publikoi një raport që diskuton potencialin balistik të Iranit dhe mënyrën se si Irani i ka zgjeruar me sukses marrëdhëniet e tij me fuqitë rajonale dhe jashtë-rajonale. "Irani ka projektuar raketa balistike me rreze të ndryshme veprimi, nga 100 në 2,000 km, dhe tani raketat e tij me rreze të mesme janë në gjendje të arrijnë disa vende në rajon, përfshirë Izraelin dhe madje edhe vende më të largëta", thotë raporti i Institutit izraelit. Në tetor 2018, faqja e internetit The American Conservative, publikoi një raport mbi rolin e Iranit në luftën kundër ISIS dhe shkruan se Irani ka luajtur një rol shumë më të madh në çrrënjosjen e ISIS-it, sesa Shtetet e Bashkuara. "Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka raportuar për vendimin e Uashingtonit për të luftuar ISIS-in, Irani ka kontribuar më shumë se kushdo në luftën kundër ISIS. Pa praninë e Iranit, ISIS mund të vazhdojë veprimet ushtarake në Siri dhe Irak ", shkruan ky sajt amerikan. Në vitin 2017, uebsajti Global Firepower publikoi listën vjetore të ushtrive më të mira në botë, në të cilën Irani renditet në vendin e 20-të nga 127 vende. Arabia Saudite dhe Izraeli këtë herë u renditën pas Iranit. Kohët e fundit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Dan Coats, pranoi kapacitetin e konsiderueshëm të forcave të armatosura iraniane, duke thënë: "Irani ka bazat më të mëdha balistike në rajon dhe mund të sulmojë caqet deri 2,000 km larg. [...] Irani duket se ka përmirësuar cilësinë e pajisjeve të tij ushtarake, siç janë dronët, raketat balistike, minat detare, skafet luftarakë, nëndetëset me silura modernë, raketat balistike, raketat cruise, etj ". Në një artikull një gazetar i famshëm i gazetës izraelite Haaretz, Leon Hadar, aludon në politikat e fundit amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugperëndimore duke paralajmëruar se hegjemonia e SHBA në Lindjen e Mesme është në rënie dhe se Izraeli së shpejti do të humbasë mbrojtësin e tij në rajon. Në këtë kontekst, ai përshkroi si të kuptueshme reagimet histerike të kabinetit të Benjamin Netanjahut dhe të mediave izraelite për vendimin e Trump për të tërhequr gradualisht trupat amerikane nga Siria, çka ai beson se do të çojë në fitoren e Iranit dhe në izolimin e Izraelit në rajon.