Sot manifestohet dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran
Sot më datë 14 bahman 1397 të kalendarit iranian që përkon me 3 shkurt 2019, është dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran dhe përvjetori i dërgimit me sukses të satelitit "Umid" në hapësirë në vitin 2008, veprim ky me të cilin Irani hyri në mesin e vendeve që kanë zhvilluar teknologjinë e dërgimit të satelitëve në hapësirë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Republika Islamike e Iranit në progresin e teknologjisë hapësinore në mesin e vendeve të rajonit ndodhet në një nivel të lartë dhe ka arritur që duke u mbështetur në aftësitë dhe ekspertët vendorë, të zhvillon ciklin e plotë të teknologjisë për dërgimin e satelitëve në hapësirë.
Kapaciteti teknologjik hapësinor mund ta lirojë Iranin nga sfidat ambientaliste dhe gjithashtu të japë një ndihmë të madhe për ekonominë e vendit.
Teknologjia hapësinore gjithashtu ka rëndësi të madhe në trajtimin e fenomeneve natyrore, sfidave ambientaliste dhe për sferat e ndryshme të jetës së sotshme.
Irani gjithashtu gjatë viteve të fundit duke zhvilluar teknologjinë hapësinore, ka arritur që vendi i dhjetë të pozicionohet në mesin e 9 vendeve të tjera të botës që posedojnë ciklin e plotë të teknologjisë për prodhimin dhe dërgimin e sateliteve në hapësirë.