Sot manifestohet dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85368-sot_manifestohet_dita_kombëtare_e_teknologjisë_hapësinore_në_iran
Sot më datë 14 bahman 1397 të kalendarit iranian që përkon me 3 shkurt 2019, është dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran dhe përvjetori i dërgimit me sukses të satelitit "Umid" në hapësirë në vitin 2008, veprim ky me të cilin Irani hyri në mesin e vendeve që kanë zhvilluar teknologjinë e dërgimit të satelitëve në hapësirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2019 12:00 Europe/Tirane
  • Sot manifestohet dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran

Sot më datë 14 bahman 1397 të kalendarit iranian që përkon me 3 shkurt 2019, është dita kombëtare e teknologjisë hapësinore në Iran dhe përvjetori i dërgimit me sukses të satelitit "Umid" në hapësirë në vitin 2008, veprim ky me të cilin Irani hyri në mesin e vendeve që kanë zhvilluar teknologjinë e dërgimit të satelitëve në hapësirë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Republika Islamike e Iranit në progresin e teknologjisë hapësinore në mesin e vendeve të rajonit ndodhet në një nivel të lartë dhe ka arritur që duke u mbështetur në aftësitë dhe ekspertët vendorë, të zhvillon ciklin e plotë të teknologjisë për dërgimin e satelitëve në hapësirë.

Kapaciteti teknologjik hapësinor mund ta lirojë Iranin nga sfidat ambientaliste dhe gjithashtu të japë një ndihmë të madhe për ekonominë e vendit.

Teknologjia hapësinore gjithashtu ka rëndësi të madhe në trajtimin e fenomeneve natyrore, sfidave ambientaliste dhe për sferat e ndryshme të jetës së sotshme.

Irani gjithashtu gjatë viteve të fundit duke zhvilluar teknologjinë hapësinore, ka arritur që vendi i dhjetë të pozicionohet në mesin e 9 vendeve të tjera të botës që posedojnë ciklin e plotë të teknologjisë për prodhimin dhe dërgimin e sateliteve në hapësirë.