Kasemi: Terroristët nuk do të arrijnë qëllimet e tyre djallëzore
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke shprehur keqardhje për sulmin terrorist ndaj vizitorëve iranian në qytetit Balad të Irakut ku si pasojë u vranë dhe u plagosen disa shtetas iranianë, dënoi ashpër këtë veprim të egër dhe çnjerëzor.
Bahram Kasemi të hënën deklaroi se janë marrë të gjitha masat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Bagdad për të shqyrtuar këtë ngjarje për të ofruar trajtimin e duhur personave të plagosur.
Ai shtoi: "Grupet terroriste që kanë pësuar humbje të madhe në Irak, akoma po iluzionojnë për të treguar ekzistencën e tyre me veprime të tilla që kryejnë kohë pas kohe dhe me këto veprime të egra ato synojnë vetëm të godasin marrëdhëniet miqësore mes Irakut dhe Iranit".
Kasemi theksoi: "Terroristët në asnjë mënyrë nuk do të arrijnë t'i realizojnë qëllimet e tyre djallëzore dhe veprime të tilla barbare shtojnë vendosmërinë e të dy popujve për të vazhduar luftën kundër terrorizmit deri në çrrënjosjen e plotë të këtyre grupeve terroriste".