Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë takohen në Teheran
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë gjatë një takimi të zhvilluar në Teheran kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe për zhvillimet më të fundit rreth krizës së Sirisë.
Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit bëri të ditur se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën ka pritur në takim Valid Moalem, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë i cili po qëndron për një vizitë në Teheran.
Zarif duke uruar përsëri fitoret e qeverisë dhe popullit të Sirisë në luftën kundër terrorizmit, vuri në dukje pohimet e regjimit sionist në mbështetje ndaj grupeve terroriste në territorin e Sirisë dhe deklaroi se ata janë kundër stabilitetin dhe qetësisë në Siri dhe në rajon.
Zarif në këtë takim gjithashtu vuri në dukje vizitën e javës së kaluar të Is'hak Xhahngiri, zv/presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit, në Siri, deklaroi gatishmërinë e kompanive iraniane për bashkëpunim ekonomik me Sirinë në periudhën e rindërtimit të këtij vendi.
Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Sirisë gjithashtu duke vlerësuar lartë mbështetjen e qeverisë dhe të popullit të Iranit ndaj Sirisë në luftën kundër terrorizmit, deklaroi se këto fitore janë të Sirisë, Iranit dhe miqve të tjerë të popullit sirian.
Edhe Geir Pedersen, i dërguari i OKB për çështje të Sirisë, do të arrijë sonte në Teheran
Vizita e Valed Moalem dhe Geir Pedersen në Teheran do të zhvillohet në rrethana kur takimi tre palësh i presidentëve të tre vendeve Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me Sirinë pritet të zhvillohet më 14 shkurt në Suçi të Rusisë.