Raundi i gjashtë i bisedimeve politike Iran-Francë në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85449-raundi_i_gjashtë_i_bisedimeve_politike_iran_francë_në_paris
Raundi i gjashtë i bisedimeve politike Iran-Francë u mbajt në Paris. Zëvendësministri i jashtëm i Iranit z. Abas Erakci dhe Gordault Montagne, Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Punëve të Jashtme të Francës të martën biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zbatimin e mekanizmit për mbështetjen e shkëmbimeve tregtare, angazhimet e Francëse, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, etj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2019 17:56 Europe/Tirane
  • Raundi i gjashtë i bisedimeve politike Iran-Francë në Paris

Raundi i gjashtë i bisedimeve politike Iran-Francë u mbajt në Paris. Zëvendësministri i jashtëm i Iranit z. Abas Erakci dhe Gordault Montagne, Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Punëve të Jashtme të Francës të martën biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zbatimin e mekanizmit për mbështetjen e shkëmbimeve tregtare, angazhimet e Francëse, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, etj.

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit, duke iu referuar zbatimit të plotë të angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, theksoi se palët e tjera ende nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre dhe si rezultat balancimi i marrëveshjes është eliminuar. Gordault Montagne gjithashtu theksoi vazhdimin e mbështetjes franceze për marrëveshjen bërthamore, duke thënë është duke u marrë në kosndierarë dizajni i një mekanizmi të veçantë financiar për mbështetjen e marrëveshjes bërthamore. Ai shtoi se Parisi është i interesuar të vazhdojë dialogun me Iranin si një vend me rëndësi dhe ndikim në rajon.