Marrëveshja bërthamore, dobësia e Evropës në kulmin e besnikërisë së Iranit
Evropa në zbatimin e angazhimeve dhe zotimeve të saj kundrejt marrëveshjes bërthamore, ka vepruar në mënyrë jo efikase.
Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në një takim me ambasadorët dhe kryetarët e përfaqësive të huaja të akredituar në Teheran. Në takimin që u mbajt me rastin e fitores së revolucionit, presidenti Hasan Ruhani tha: Me gjithë kundravajtjet e Amerikës dhe dobësisë së Evropës në zbatimin e zotimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e saj dhe kjo tregon se edukata dhe morali i zbatimit të zotimeve morale dhe politike për popullin iranian ka rëndësi të madhe. Pas vendosjes së sanksioneve nga Amerika e cila me vendimin e presidentit Donald Trump u largua nga marrëveshja bërthamore, Evropa ka premtuar ngritjen e një mekanizmi për të kompensuar dëmet që i janë shkaktuar Iranit nga dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Zbatimi i këtij zotimi nga ana e Evropës, për shkak të presioneve amerikane dhe për shkak se Evropa nuk ka pavarësinë e duhur, ka zgjatur 9 muaj. Më në fund më 31 janar 2019 u hap sistemi INSTEX për bashkëpunim ekonomik me Iranin. Bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe shkëmbimet financiare dhe bankare janë një e drejtë e Iranit të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore. Veprimi i vonuar i Evropës edhe pse është një hap i rëndësishëm mirëpo ai nuk mund të plotësojë të gjitha pritet e qeverisë iraniane. Në takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e përfaqësive të huaja në irna, presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani ka përsëritur thirrjen e Teheranit për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe ka kërkuar fundin e ndërhyrjeve të huaja në rajon. "Slogani ynë është një Lindje e Mesme pa armë bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë dhe ne kemi qëndruar të vendosur në këtë drejtim për më shumë se 40 vjet", tha Rodhani. Ruhani i bëri këto deklarata gjatë një takimi me personalitete të huaja dhe ambasadorë në Teheran të mërkurën me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit Islamik. "Slogani ynë është se prania e trupave të huaja në rajon dhe ndërhyrjet e tyre duhet të përfundojnë", shtoi Ruhani. "Slogani ynë është një botë pa dhunë dhe ekstremizëm", siç u theksua në Rezolutën kundër Dhunës dhe Ekstremizmit (WAVE) të paraqitur në OKB nga Teherani. Në dhjetor të vitit 2013, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë votash për të miratuar propozimin e rezolutës së presidentit iranian Hasan Ruhani, i cili i bëri thirrje të gjitha kombeve anembanë globit për të denoncuar dhunën dhe ekstremizmin. Ambasadori i Iranit në OKB Golam’ali Khoshro i dorëzoi trupit botëror një version të përditësuar të rezolutës në dhjetor 2015. Khoshro tha se konsensusi mbi projektin dhe mbështetjen për atë nga ana e vendeve të ndryshme tregon se OKB-ja duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të dënuar dhunën dhe ekstremizmin në botë. Ruhani gjatë këtij takimi tha se politika e jashtme e Iranit bazohet në respektimin e të drejtave të vendeve të tjera, ndërsa kundërshton cdo ndërhyrje të huaj në çështjet e tij, duke shtuar: "Bazuar në këtë, ne nuk dominojmë të tjerët dhe nuk pranojmë asnjë dominim".